Vallja e yjeve
Vallja e yjeve

Ne kete poezi levizja emocionale e dashurisë, nder temat me te prekura, tanimë në mënyrë metaforike e sublimuar është lartësuar, është ngritur në qiej e është kthyer në lëvizje universale.
Motivi dhe harmonia e valles zhvendosen në një hapësirë pa anë e fund, që është kozmosi. Yjet janë kthyer në bartës së energjisë së dashurisë që nuk merr fund kurrë, por vetëm përcillet e transferohet nga njeri tek tjetri. E gjithe poezia është e mbajtur në këtë tonalitet.
Shkalla e sublimimit arrin një të atillë nivel,saqë shpesh kjo poezi është quajtur si një poezi kozmogonike, pra që merret me ide dhe shpjegime të teorive për sistemet qiellore.
Por në radhë të parë, ajo është një lirikë e dashurisë, nga më të arrirat e Poradecit.
Yjtë – e ndezur si fëngjill
Që vërtiten palë – palë,
prej mosgjëse zunë fill
Plot me jetë- e mall të valë.
Zume fill me dashuri
Qe kur bota zu te ngjizet,
Pa sikush per shok te tij
Pervelohet edhe ndizet.
Ndizet cas edhe per cas,
E sikur s’ka te shuar,
Pa pushtim i vete pas
Me nje sulm te llaftaruar.
E sikur nuk u mund
Yllin ylli qe ta kape,
Rrotull qiejve pa fund
Vene – e vine – e vene prape …
Do te vene ne fluturim
Kudo jane – e kudo s’jane,
Neper qiell qe s’ka mbarim,
As fillim, as fund, as ane.
Kur mi te,kur nene te,
Kur me hire – e kur pa hire,
Do percajne gjithnje
Hapesire … shkretetire …
..
Tiparet veçuese të veprës Vallja e Yjeve janë; struktura gjuhësore, forma e përsusur, sistemi i ndërtimit te veprës, përdorimi i figurave letrare sidomos i metaforës. Shumë më parë Aristoteli metaforën e quante mbretëreshë e tropeve stilistike, ndërsa e dimë që poezia është mbretëreshë e arteve, e kritiku dhe studiuesi ynë letrar S. Hamiti Lasgush Poradecin e vlerëson mbret të saj, mbret të poezisë në lëtërsinë shqipe. Po ashtu e veçantë është edhe në trajtimin e temave si mbi frymëzimin, mbi krijimin e botës dhe temën e dashurisë, e cila trajtohet gati në të gjitha ciklet e veprës, dhe me të drejtë disa studiues e quajnë poet i dashurisë.
Lasgushi përveç motivit patriotik, motivit për gjuhën, frymëzimin, ai i këndon edhe dashurisë, të cilat vjersha janë përmbledhur sidomos në ciklin Vallja e Yjeve. Dashuria është jo vetëm një emocion, por edhe fuqi themelore jetësore. Ai e këndon këtë ndjenjë si fuqi tokësore e qiellore. Por, thellësia e saj vrehet në botën njerëzore kur e dashura këndohet në nivel të bukurisë trupore e shpirtërore. Këndimi lasgushian i dashurisë shfaqet sidomos në lirikat personale. Atëherë tingullon i veçantë zëri i tij, figuracioni origjinal dhe variantet e ndryshme të ndjenjës së thellë. Titujt e këtyre lirikave; Syr’i fshehur, Vesë dashyrije, Erë trendeline, ç’dëgjoj me sy të trembur etj. nuk dalin si emërtime, por vetëm si një figurë e zgjedhur. Kështu titujt e vjershave të dashurisë në të vërtet janë figura, metafora. Të gjitha këto lirika marrin karakterin e varianteve të një teme, -dashurisë.
Mendime të rëndësishme të Lasgushit janë edhe ato mbi krijimin psikofizik të botës dhe të jetës të shprehura në poemin filozofik Vallja e përjetësisë. Motiv ky i bazuar edhe në librat biblik mbi krijimin e gjithësisë.
Sipas Lasgushit, në këtë poemë, krijimi kalon nëpër pesë faza: Lënda dhe Jeta, Fryma dhe Qëllimi, Ndjenja dhe Njeriu, Njeriu dhe Zoti dhe Përjetësia. Kjo tregon se Lasgushi në veprën e tij poetike merret me problemet e ekzistencës së njeriut duke u ngrit në nivelin e poetit mendimtar shqiptar. Krejt në fund të veprës është vjersha Kur nuk ndjehesh fare mirë përmes të cilës, pra në formë te vargjeve Lasgushi shpreh mendimet dhe qëndrimin për thellësinë e kuptimit të poezive të tij
Në veprën Vallja e Yjeve tema themelore është dashuria, e cila përveç figurës së yllit plotësohet edhe me fjalët ( simbolet ) si: zjarr, mall, varr, flakë etj. Dashuria, kjo temë e përjetëshme njerëzore në veprën e Lasgushit projektohet në dy rrafshe kuptimi; në një anë si ndjenjë humanizuese, si frymë lëvizëse e jetës, dhe në anën tjetër dashuria si fuqi e afrimit të Trimit me Vashën ( djalit me vajzën ). Tek tema e dashurisë, por edhe te temat e tjera Lasgushi përdor figurat e hapësirës ( largësia pakufi ), figurat e kohës pakufi (përjetësia). Në temën e dashurisë përveç këtyre përdor edhe figurat e kontrastit:
Dashuri-Heu! Mall I ri!
Dashuri! Këngë e durimit
Ti liri! Ti robëri!
Kontrasti ‘Ti liri| Ti robëri’ nuk përmbledh figura me kuptime që kundërshtohen, kemi të bëjmë me një shkrirje, me një figurë që shpreh një situatë.
Dashuria në poezinë e L. Poradecit këndohet si një varrë që për të mbetur gjallë përditë e do nga një lëndim të ri, (dashuror). Është një ‘fshehtësi plot llaftari plot ëmbëlsi vërerore!’, ndërsa vasha një qenie dhembshurisht e ëmbël.
Kjo është një temë e përhershme e tij ashtu siç është krijimi poetik që nuk lidhet me moshën.
Lasgushi i këndon dashurisë si fuqi tokësore dhe qiellore. Yjet janë bartës të energjisë së dashurisë. Lasgushi përqendrohet te ideja e mistershme e krijimit të botës. Pa shkak u krijua bota, pa shkak lindi dashuria.
Me anë të pyetjeve retorike që përdor, ai e forcon edhe më shumë idenë e misterit.
Dashuria paraqitet jo si emocion, por si fuqi themelore e jetës.
Bianka Mali

Ylli figurë qendrore
Për shumë poetë qielli ka qenë sinonim i hapësirës, i kosmosit. Edhe pse në qiell lëvizin hëna dhe dielli, ato sikur janë të afërta me njeriun, poetin. Por trup qiellor për ta pushtuar, apo figurë për poetët e ëndërrimit kosmik ka qenë dhe mbetet ylli. Këtë figurë e ndeshim me një funksion shumë të ngarkuar poetik në veprën e L. Poradecit. Ylli i Lasgushit , si figurë qendrore e tij nuk është vetëm një symbol, në të përmblidhet një kuptim mbi jetën, ndoshta edhe vetë botëkuptimi i poetit.
Figura e yllit bartet gati në të gjitha ciklet e veprës Vallja e Yjeve. Duke e interpretuar figurën e yllit në vallen e tij të hapësirës së paanë, mund të thuhet se poeti don ta humanizojë kosmosin, hapësirën, njerëzimin. Pra edhe kështu është një figurë e humanizuar që zë ‘fill me dashuri’, ‘plotë me jetë-e mall të valë’. Ky yll duke lëvizur në hapësirën e pakufijshme herë është ‘i lum’ e herë është ‘i mjerë’, i lum (lumtur) është ylli kur është plotë zjarr të dashurisë, e i mjerë kur i venitet dashuria, kur lodhet në këtë hapësirë të paanë për t’u afruar te tjetri.
Kjo është një temë e përhershme e tij ashtu siç është krijimi poetik që nuk lidhet me moshën.
Lasgushi i këndon dashurisë si fuqi tokësore dhe qiellore. Yjet janë bartës të energjisë së dashurisë. Lasgushi përqendrohet te ideja e mistershme e krijimit të botës. Pa shkak u krijua bota, pa shkak lindi dashuria.
Me anë të pyetjeve retorike që përdor, ai e forcon edhe më shumë idenë e misterit.
Dashuria paraqitet jo si emocion, por si fuqi themelore e jetës.
Bianka Mali
Comments
Post a Comment