Poradeci
Poradeci

Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir
Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.
Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb' i natës që po bije,
Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir...
E kudó krahin' e gjërë më s'po qit as pipëlim:
Në katund kërcet një portë...në Liqer heshtë një lopatë...
Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë...
Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t'im.
Tërë fisi, tërë jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi...
Zotëroj më katër anë errësira...
Po tashi:
Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,
Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi...
Vuajtja dhe vetmia që ndjen Lasgushi, të strukturuara artistikisht në poezi, paraqiten
transcendente. Ato nuk shkaktohen nga gjendja konkrete jetësore e poetit. Edhe pse nuk mund të
mohohet ndikimi i literaturës së lexuar, meqë faktet e njohura jetësore shënjohen përmes
elementesh poetike moderne siç janë zbrazëtia, vuajtja, mërzia, gjendja e brendshme, parandjenja
dhe nervozizmi ndaj vdekjes, trishtimi dhe vetmia nga momentet e pajeta dhe dëshira për t’i
personifikuar ato, duhet thënë se poezitë janë krijuar në mënyrë mjaft origjinale. Keto elemente shprehin gjendjen e brendshme konkrete subjektive, individuale të lirikut. Ato janë formësuar në
një tërësi artistike dhe prezantojnë një poetikë të veçantë.
Kjo poetikë është moderne, sepse shpreh diçka të re, që haset rrallë në letërsinë shqipe.
Poeti ka guxim ta artikulojë dhimbjen e tij, vuajtjen personale, pavarësisht nga pikëpamja vetëmohuese
dhe pavarësisht nga filozofia e shqiptarit, nga krenaria e tij duke shpërfillur dhimbjen, vetminë,
tragjizmin e kohës. Poradeci e ndjente se kishte nisur të prishej pastërtia e gjuhës sonë dhe iu bie fort kambanave
“hemingueiane” për zgjim të receptuesve, që orientonin shijet nën këtë magji krijuese. Ato kohë
ndjeheshin ndikimet e huaja në kulturën kombëtare shqiptare Lasgush Poradeci ishte prijës i përpjekjes intelektuale dhe emotive për një jetë më të mirë. Intensiteti I kësaj përpjekjeje padyshim ka dhenë kontributin e vet në vargjet e tjera që pasojnë labirinthin e mëtejshëm krijues të Llazar Gushos, poet. Si përfundim kësaj analize mund të theksojmë se Lasgushi nuk shkon deri në finalen e filozofisë së tragjedisë së jetës, në pajtim të plotë me të keqen, humbjen, sikurse bëjnë Niçe, Dostojevski apo Hajdegeri.
Lasgush Poradeci proteston veçanërisht kundër fatkeqësisë njerëzore dhe kjo vërehet qartë në të gjithë strukturën e këtyre poezive. Lasgushi piktor derdh naten pika pika mbi Fshatin. E shohim tablone impresioniste e mahnitemi me ate cka fshihet pas pikave e dridhjeve te shkronjave te pazeshme te qendisura ne pelhure. E sheh Liqerin nga te gjitha anet e tij Lasgushi, nga Poradeci e nga Shendaumi e sheh me syte e cdo centimetri toke shqiptare qe e rrethon ne naten qe ka rene e i ka ngujuar zemren ne fund te shpirtit. Femijet e gjumit aviten te puthin Drinin aty ku nis te pershkoje token qe e kane ndare te tjere. Poezia “Poradeci” është pjesë e vëllimit poetik të L. Poradecit “Vallja e yjeve” botuar më 1933 në Kostancë të Rumanisë. Vëllimi është konceptuar të përbëhet prej disa ciklesh dhe poezia në fjalë është pjesë e ciklit Vallja e dherit. Poezi peizazhi në pamje të parë, ajo ngërthen shumë më tepër se aq.
Besjana Lika
Ish i dashuri im më la mua dhe vajzën time gjashtë javë më parë pasi kam provuar pothuajse gjithçka për të rivendosur marrëdhënien time, u zhgënjeva. Asgjë nuk po funksiononte për mua. Një javë më vonë ndërsa po shfletoja në Instagramin tim pashë disa dëshmi për DR, agimi që i ndihmonte njerëzit të rindiznin marrëdhënien e tyre dhe të rregullonin shtëpitë e prishura, në fillim isha skeptik, por vendosa ta provoja dhe vendosa kontakt me DR, Dawn për ndihmën e saj, disa ditë duke kontaktuar me të gjithçka ndryshoi automatikisht, trishtimi im u bë Gëzim, buzëqeshja ishte në të gjithë fytyrën time, gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe rezultati ishte i përsosur. Unë e përdor këtë medium për të vlerësuar Dr, Dawn, nëse keni ndonjë vështirësi në marrëdhënien tuaj.
ReplyDelete*Nëse doni të mbeteni me barrë.
*Nëse doni të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
*Nëse keni nevojë për fuqi shpirtërore.
Dr Dawn Acuna është personi i vetëm që mund t'ju ndihmojë: dawnacuna314@gmail.com
WhatsApp: +2348032246310